Archives

A mjafton dashuria? Sekreti si të rrisim fëmijë të shëndetshëm e të lumtur

Të gjithë e dimë tashmë se thelbi i çdo shoqërie është familja. Aty ku nis dhe përfundon çdo gjë. Prindërimi është roli më i rëndësishëm i njeriut në jetë, por shumë prindër janë të pavetëdijshëm për këtë.

 Duke mos u hequr asnjë meritë prindërve “heronj” shqiptarë të cilët në vështirësi të mëdha ekonomike kanë rritur në kushte të vështira fëmijët e tyre,  boshllëqe të mëdha ka pasur dhe vazhdon të ketë në edukimin e tyre në familje.

Po flas për periudhën e komunizmit në Shqipëri, aty ku kanë lindur dhe janë rritur prindërit e mi, periudhën që bëri atë ndarjen e madhe mes shqiptarëve në kulturë, ideale e ekonomi.

Me një ekonomi të dobët, me nxitjen e vazhdueshme për të lindur sa më shumë fëmijë e për të punuar me vrull nëpër kooperativa, prindërimi shihej si rol dytësor, tretësor ose thjeshtë si mënyrë për të shtuar popullsinë.

Pavarësisht se për shumë të rinj kjo periudhë mund të duket larg, në fakt brezi jonë po merr pasojat jo të drejtëpërdrejta të atij regjimi.

Prindër dhe fëmijë të cilët nuk kuptohen, fëmijë që duan përkushtim e prindër që duan kontroll “totalitar” mbi fëmijët, ky është realiteti i sotëm i cili ka prodhuar ngjarje makabre, të dhimbshme për t’u lexuar e të pabesueshme për t’u besuar. 

Pavarësisht këtyre ndasive, nuk mund të mohoj se në ditët e sotme shoqeria po ndryshon me hapa të mëdha.

Familjet janë zvogëluar, dhe pavarësisht impaktit të dëmshëm në popullsi,  prindërit po mundohen të rrisin fëmijë të lumtur dhe pse ndoshta të paktë në numër.

Fundja më mirë 2 fëmijë të lumtur sesa 5 të uritur e të keq edukuar, apo jo?

Disa hapa se si të rrisim fëmijë të shëndetshëm:

Duajeni fëmijën tuaj!

Kjo mund të duket absurde për prindërit që do e lexojnë këtë artikull, por jo nuk është! Duajeni fëmijën tuaj, dhe bëni çmos që ai ta ndjejë këtë dashuri. Bëjeni fëmijën tuaj të ndihet i dashuruar, i pranuar në familje sepse ai këtë dashuri do ta shpërndaje në shoqëri, në shkollë e miq e shoqëri.

Edhe nëse ju bëni një gabim dhe e injoroni apo i bërtisni atij, përqafojeni dhe kërkoni të falur, kështu do rrisni një fëmijë paqësor që di të falë dhe të dashurojë pa kushte.

Lavdërojeni fëmijën tuaj kur është për t’u lavdëruar!

A  e dini që në sytë e fëmijës tuaj ju jeni “Zot” dhe çdo fjalë e juaj ka rëndësi të pakufishme për ta? Lëvdërojeni fëmijën tuaj,  lavdërojeni për sjelljet e tyre, për përpjekjet e tyre por tregohuni realist.

Mos e lavdëroni fëmijën tuaj nëse e shihni që ai nuk mund t’a bëjë atë që i kërkoni por inkurajoneni të bëjë një tjetër, të gjejë një talent që t’a dojë.

Rriteni fëmijën tuaj duke i mësuar që është në rregull të dështojë, por inkurajojeni të mos heqë dorë nga përpjekjet e tij.

Mësoni fëmijën tuaj të dojë vetën e tyre!

Ju duhet të doni veten tuaj fillimisht që t’i mësoni fëmijës tuaj të dojë veten e tij dhe të jetë pozitiv për këtë. Vetëvlerësimi është çelësi i çdo derë në të ardhmen, dhe ju si prindër duhet t’a dini këtë.

Ndaj mësoni fëmijët t’a duan veten,  sigurisht duke i ndihmuar të vendosin qëllime realiste në jetë. Nëse keni një rritje në detyrë, ndajeni më fëmijët tuaj, do t’i bëjë ato të ndihen të sigurt se në ardhmen e tyre do të jenë të suksesshëm.

Mbështetni fëmijët tuaj të ndjekin pasionet e tyre teksa rriten!

Një ndër kënaqësitë më të mëdha për një prind, duhet të jetë edhe dëshira e fëmijëve të tyre për të eksperimentuar në pasione të reja. Sado fëmijërore të jenë, prindër ju duhet të ndiheni krenarë!

Mbështetni fëmijët tuaj, lavdëroni punën e tyre sado e vogël të jetë, dhe i mësoni të përpiqen më shumë, të rrezikojë e nëse dështojnë duhet të jeni aty për t’u thënë se ka plot pasione të tjera për t’u zbuluar.

Bëhuni shoku i fëmijës tuaj!

 E di që mendoni se më e rëndësishme është të jeni prindër, ti mësoni e ti edukoni në mënyrën e duhur, por fëmijët tuaj duan t’ju kenë shokë.

Ndaj mësoni t’i dëgjoni, t’i kuptoni dhe t’i këshilloni apo t’i kritikoni pa i larguar nga vetja. Kështu do keni fëmijë të cilët do t’ju kërkojnë gjithë jetën për këshillat tuaja të vyera, dhe nëse ju i dëgjoni kur të jenë ende fëmijë, ato do t’ua dëgjojnë këshillat tuaja gjithë jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!