LIFE WITH THE GIRLS OF WISDOM

DON'T FORGET TO SHINE
Albanian Blog-Blog ne Shqip

Gra që mbështesin gratë, kur do të ndodhë në Shqipëri?

“Ekziston një vend special në parajsë për të gjitha gratë që mbështesin gratë e tjera…”

Një grua është shumë e fortë, por disa gra së bashku mund të ndryshojnë botën.  

Përveç paragjykimeve të burrave të cilat na kanë shoqëruar  përgjatë gjithë ekzistencës, gratë përballen çdo ditë edhe me sfida, intrigra e xhelozi mes grave, dhe ky është lloji më i dëmshëm i paragjykimit.

Të rritura për të qënë në konkurencë me njëra tjetrën, vajzat e më vonë gratë, e shohin “llojin” tyre si konkurente dhe gjejnë çdo motiv të mundshëm për të gjykuar, sulmuar dhe penguar “rivalen” e tyre.

Dhe nëse flasim vetëm për vendin tonë, Shqipërinë, kjo “luftë” është edhe më e përhapur.

Kjo për shkak të shoqërisë patriakale të theksuar në të cilën jemi rritur, aty ku gruaja vjen në këtë jetë me një qëllim të vetëm:

“Të martohet, dhe ti japë bashkëshortit pasardhës e të kujdeset për katër faqet e murëve të shtëpisë.”

Fatkeqësisht, në lajmet e kronikës, shumë shpesh lexojmë ngjarje ku gratë janë vrarë, abuzuar, ose kanë qenë në qendër të këtyre ngjarjeve.

Nisur nga shprehja  e famshme franceze e cila e shqipëruar thotë “kërko femrën” nëse ndodh një ngjarje e rëndë , edhe në Shqipëri me faj apo pa faj, akuzohet gruaja, duke u mjaftuar vetëm me prezencën e saj në ngjarje.

“U zunë për një vajzë, i riu ekzekuton shokun me armë zjarri mes lokalit”

Këto tituj, skandalozë dhe tmerrsisht shumë paragjykues e dëmtues, nuk nxisin vetëm reagimin e djemve e burrave por edhe të grave.

Komente plot vrer lëshohet mbi gruan e  ngjarjes pa asnjë provë, pa asnjë arsye vetëm duke u nisur nga gjinia e saj, dhe kur kjo bëhet nga një grua është edhe më e rëndë.

Nuk po mundohem të justifikoj çdo grua, nuk them dot se janë të gjitha të pafajshme, po aq sa fajtorë ka burra ka edhe gra, por të gjykosh një grua vetëm se është grua është krim më vete.

Një grua nuk mund të provokojë një krim nëse personat e  ngjarjes nuk duan të vrasin, përdhunojnë, abuzojnë etj.

Nuk e ka femra atë lloj “magjie”, dhe  nuk duhet të mbulohen krimet e burrave duke shenjestruar femrat, s’është e drejtë dhe s’është aspak e vërtetë.

Ndaj prindër shqiptarë, rritini fëmijët, vajzat e djemtë të respektojnë njëri tjetrin.

Të mos e konsiderojë djali juaj pronë të dashurën, nesër të fejuarën e bashkëshorten.

Dhe nëse doni vërtet të rrisni fëmijë të zgjuar, të matur e me të ardhme, niseni këtë nga familja juaj. Çdo gjë nis nga aty, thelbi i çdo shoqërie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!