Stockholm

Stockholm, Sweden

Day and time upon request.

Menu
0 Comments

Le të fillojmë ta bëjmë mentalitetin dhe realitetin tonë të ndryshojë.
Duke filluar nga zero-ja.
Le të edukojmë gra e burra të cdo moshe.

Nuk dua të arrij barazinë gjinore në një vend që akoma mendon se gruaja lind për t’i shërbyer burrit dhe njerëzve tê tij.
Dua të arrij të pakten të ndryshoj principet njerëzore
Gratë duhet të jetojnë pa mbartur mbi shpatulla peshën e dikujt tjetër
Le ti ndihmojme gratë të flasin hapur pa i gjykuar per atë qe po u ndodh pas dyerve të mbyllura
Le ti ndihmojme ato të dalin jasht guackës që kanë krijuar për të mbrojtur veten nga fjalët e njerezve
Fjalët nuk kan fund kurrë.
Nëse ne vazhdojme dëgjojme fjalët atëhere nuk mundemi ti ndalojme ato, por nëse ne vendosim ti injorojmë, atëhere fjala e dikujt nuk do ketë fuqi mbi ne.
E vetmja menyrë për të ndaluar thashethemet e dikujt për ne është duke i injoruar ato.

Ne nuk duam te drejta të barabarta, ne duam të drejta njerëzore
Të drejtën e të qenit njeri
Të drejtën e të jetuarit si i tille
Të drejtën e të qenit i pavarur nga dikush
Të drejtën e të qenit e lirë
Le të bëhemi sa më shumë për të ndihmuar gratë e dhunuara
Le të ndalojmë vrasjen e vajzave dhe grave për kaprico bashkëshortore ose djelmoshe.
Ndoshta dhunuesit tanë nuk ndryshojnë
Por le të përpiqemi të ndryshojmë vajzat e gratë që pranojnë të shtypen e dhunohen për hir të fjalëve e frikës
Le ti bëjme të kuptojnë vlerën e gruas në jetë
Le ti bëjmë të kuptojnë që s’kanë nevojë për askënd për t’ja dalë mbanë.
Së bashku mund të bëjmë shumë për gratë
Vetem me anë të një fjale apo mesazhi të mirë qê mund të përcjellim
Fjalët qe na drejtohen drejt per së drejti vrasin më shumë se plumbat
Ndoshta keto fjalë do bëjnë që njerëzit të reflektojne mbi atë qe po na ndodh.
Nëse askush nuk e ngre zërin
Do të ketë shumë zëra të ngjirur dhe të mbytur që kerkojnë ndihmë me veshë të shurdhër
Ngrihu grua e dashur, bërtit e ulërit, bëj që malet të oshëtinë me atë që po të ndodh
Dhe unë do ngrihem me ty
Dhe shumë të tjerë do të na bashkohen
Sepse forca e zërit është ajo qe sundon botën
Nëse disa politikanë me zërin e tyre na bëjnë t’u bindemi disa rregullave
Nese disa autoritarë mbas nje kollarje janë të lejuar të ngrejnë zërin kundrejt nesh
Nêse disa burra e kanë për krenari të ngrejnë zërin e doren mbi ne
Atëherë ne si popull, si gra, si përfaqsuese të një gjinie e cila ka botën në dorë kemi të drejtë më shumë se kurrë te ngrejmë zërin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!