LIFE WITH THE GIRLS OF WISDOM

DON'T FORGET TO SHINE
equality
Albanian Blog-Blog ne Shqip Feminism

Më shumë se dy shekuj! Sa vite duhet të presim që të paguhemi sa burrat?

A mendoni se gratë dhe burrat meritojnë të drejta dhe mundësi të  barabarta?

Në ditët e sotme vështirë të gjesh dikë që mund të të thotë “JO”, por realisht gratë nuk kanë të njëjtat të drejta dhe mundësi me burrat.

Shokuese ishte për mua të lexoja një artikull ku thuhej me tonë të qeta dhe duke iu referuar burrave si seksi i fortë e dominues, se grave u duhet të presim më shumë se dy shekuj e gjysmë për t’u paguar njësoj sa bashkëshortët e tyre.

E dhimbshme apo jo?

Raporti Global i Gjinisë i Forumit Ekonomik Botëror (ËEF) 2020 ka parashikuar që gratë do të duhet të presin 257 vjet për t’u paguar njësoj si burrat.

Të dhënat nga 153 vende u përdorën për të përcaktuar se si ndahen rrogat krahasimisht për nga gjinia mes burrave dhe grave. Islanda ishte e para, duke mbyllur 88% të hendekut të përgjithshëm gjinor. Pasuan Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Nikaragua, të cilat e mbyllën hendekun me më shumë se 80%.

Mbretëria e Bashkuar ra me gjashtë pozicione krahasuar me vitin e kaluar, duke u renditur në vendin e 21-të në listë, me Jemenin që renditet më i ulti.

Përballë këtij realiteti të ashpër janë përballë gra të forta, nëna të përkushtuara me apo pa një bashkëshort në krah, të cilat duhet të rrisin e edukojnë  brezin e ardhshëm me një rrogë me të dobët se burrat.

A është e drejtë kjo?

Përgjegjësia që ka një grua në shoqëri është e madhe, por vlerësimi ende vazhdon të jetë i dobët ose i papërfillshëm fare.

Të ngecur në traditat patriarkale, gruaja ende shihet si qënie e dobët, vendi i të cilës është në shtëpi duke rritur fëmijët.

Por sot, bota ka modele të mrekullueshme të grave në karrierë të cilat me kokën lart dhe me zotësi të pakrahasueshme kanë treguar se gratë janë po aq të fuqishme, të zonja dhe të afta për të drejtuar një biznes, një kompani apo edhe një shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!