Stockholm

Stockholm, Sweden

Day and time upon request.

Menu
0 Comments

Data 3 Janar 2019

Ballsh, burri i dehur s’lejon gruan të shkojë te prindërit për Vitin e Ri, e vret bashkë me motrën (VIDEO)

Krimi në familje trondit Ballshin. Burri vret gruan dhe kunatën me thikën e bukës. Viktimat janë Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe kunata Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa autori është Gazment Musta 34 vjeç, i arrestuar. Shkak i sherrit ka qenë kërkesa e 31-vjeçares për të shkuar tek prindërit e saj për festat, që është refuzuar nga burri, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte rikthyer nga Greqia.

Horror në Greqi, nuk pranoi lidhjen me afganin, shqiptari vret dhe varros vajzën në oborr

Një krim në familje ka tronditur Korfuzin në ditët e para të Vitit të Ri. Një shqiptar nga Berati, emigrant në Greqi ka vrarë vajzën e tij duke e goditur me shufër hekuri në kokë dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan. Ngjarja është zbuluar pas denoncimit të afganit, ndërsa pas disa orësh në pyetje shqiptari ka pranuar gjithçka. Ngjarja e rëndë ka tronditur Korfuzin.

Data 3 Janar 2018

3 gra u vrane.

Mos pyesni perse, mos pyesni kush ishte fajtori, mos pyesni perse ndodhni, mos thoni as qe burri nuk te vret kot, mos thoni as qe burri nuk te rreh kot, mos shikoni as lidhjen familjare midis vrasesit dhe viktimes…ju lutem shume per here te pare ne jeten tuaj shikojeni viktimen si NJERI jo si gruan e dikujt, as si vajzen e dikujt, as si kunaten e motren e dikujt.

Vrajsa nuk eshte zgjidhja e nje problemi familjar, u vra.. do denohesh.. kaq ishte..u harrua! Shikoni pertej krimit, shikoni daten e vitit te ri dhe mendoni qe per 3 dite kane ndodhur 3 vrajse grash, njera pas tjetres..pa meshire. E ke fajesojme ne? viktimen si gjithmone sepse nuk ka ze te na e perplase ne fytyre te verteten e hidhur qe ky vend po I vret vet grate e tij! Qe njerezit e ketij vendi nuk behen njerez, qe njerezit e ketij vendi dhe kur vdes vjellin vrer ndaj viktimes nese viktima eshte grua. Ne vendin tone eshte mekat te lindesh grua, do jetosh me friken se mos vritesh dhe ti si grate e tjera, me friken se do duhet ti nenshtrohesh nje burri I cili nuk eshte burre, nje burri I cili mendon qe ego-ja e tij vlen me shume se jeta jote, do jetosh jeten me friken se do I bindesh babait me mendimet e tij te mocme, e me pas vellait me mendimet e tij te blera nga I ati, e me tutje burrit I cili mendon qe eshte mbi jeten njerezore krenaria. Ky vend po na I vret burimet e jetes, ky vend po na I vret vajzat sepse djemve u mungon edukata familjare, u mungon edukata njerezore. Dhe nese me thua qe po ofendoj gjinine mashkullore, me vjen keq te te them qe ndihem e ofenduar kur vriten vajza te reja, plot endrra, plot pafajsi..pa provuar cdo te thote te jetosh me kembet e tua, ndihem e ofenduar kur vriten nena e gra pa patur mundesine te ndihen vetvetja, pa patur mundesine e te vendosurit vete per jeten e tyre.

Ndihem e ofenduar.

Dua te qaj.

Dua te uleras e te bertas

Dua te cirrem se therrituri MJAFT

Per vajzat e vendit tim, per grate e vendit tim, per nenat e vendit tim qe nuk kane shancin te vendosin vete se c’duan te bejne me jeten e tyre.

Per vajzat e vendit tim, per grate e vendit tim, per nenat e vendit tim, per motrat e vendit tim qe vriten cdo dite.

Mos I vrisni Grate.

Mos I vrisni vajzat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!