Stockholm

Stockholm, Sweden

Day and time upon request.

Menu
0 Comments

Pershendetje Girls of Wisdom,

Jemi te lumtura qe me ne fund mesazhi jone u shpernda, dhe nuk do ndalemi me kaq…por te pranojme ate cka eshte e vertete nuk prisnim te arrinim kaq shpejt ketu ku jemi sot.

Ne Girls of Wisdom kemi si qellim sensibilizimin e vajzve apo grave ne qasje me dashurine ndaj vetes. Duam te percjellim nje mesazh ndryshe nga ai qe percjell shoqeria jone, duam te ndryshojme mentalitetin e kalbur Shqipetar i cili vazhdimisht e ben figuren femerore te ndihet keq.

Ne nje shoqeri ku bebet abortohen me shumice per shkak se jane te gjinise femerore, ne nje shoqeri ku vajzat rriten me idene se duhet ti binden figures se “burit” ne familje, figures mashkullore, ne nje shoqeri ku vajzat apo grate kane komplekse te medha per paraqitjen apo sjelljen e tyre per shkak se shoqeria jone mundohet ta uli vazhdimisht figuren e saj femerore duke i thene qe “dukesh e shendoshe, pse nuk buzeqesh, fshihi aknet, te kane dal rrudhat, po plakes, etj” ne kete shoqeri ne synojme qe zeri jone te degjohet, zeri qe thote se gruaja eshte e bukur qe kur lind e derisa vdes, dhe jo sepse perdor puder, apo penel, apo buzekuq, gruaja eshte e bukur sepse ashtu eshte krijuar, duam apo nuk duam ne trupi jone ndryshon, rritet, dhe ne duhet ta pranojme sic eshte duke u kujdesur per te, duke u kujdesur dhe e dashuruar ate.

Ne jemi mbeshtetesit e vetes tone, ne jemi femra dhe jemi te bukura keshtu sic jemi!

Prandaj ju bej nje thirrje te gjithave ju, kudo qe jeni, pa dallim feje, rrace, ngjyre, apo shtetesie, DUAJENI VETEN, DUAJENI VETEN SEPSE ESHTE I VETMI PERSON QE LIND DHE VDES ME JU, SEPSE NGA VETJA FILLON GJITHCKA. DUAJENI VETEN.

Inva Kullafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!